Qytetërim

“Nano u dobësua 48 kg”! Mjeku tregon takimin me ish-kryeministrin: S'e kishte humbur batutën

Në rrëfimin e tij, mjeku bëri me dije se ish-kryeministri nuk e kishte humbur batutën, e cila u "siguroi" një darkë të këndshme, në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

k.m.
“Nano u dobësua 48 kg”! Mjeku tregon takimin me
Fatos Nano dhe Pajtim Lutaj

TIRANË- Profesori i oftalmologjisë, mjeku okulist Dr. Pajtim Lutaj ka ndarë detaje nga vizita që ai i bëri ish-kryeministrit dhe një prej personazheve më të njohur të politikës në vend, Fatos Nanos. Vetëm pak ditë më parë, pikërisht të premten, ai e priti liderin historik të socialistëve për t'i bërë një vizitë të syve, duke shënuar daljen e parë publike të Nanos, pasi një shtrimi në spital, 8 muaj më parë. Në rrëfimin e tij, mjeku bëri me dije se ish-kryeministri nuk e kishte humbur batutën, e cila u "siguroi" një darkë të këndshme, në shoqërinë e njëri-tjetrit. 

“Më ra telefoni dhe kur pashë Fatos Nanon. Sinqerisht, kisha mbi 8 muaj që nuk kishim folur me Fatosin. Pata një ndjesi të jashtëzakonshme dhe direkt doja t’i dëgjoja zërin. Ka rikuperuar totalisht. Ndjeva një ringjalle, vetëm me një humbje peshe të konsiderueshme. Ngjiti dhe zbriti 10 shkallë vetë, mua mu duk shumë mirë. Dreka ishte jashtëzakonisht e këndshme. Është jashtëzakonisht korrekt. Pimë një gotë verë, nuk mund të bëhet fjalë më për duhan pirje. Fatosi nuk kishte humbur humorin, plot batuta, folëm për situatën politike ndërkombëtare. Duke qenë se është njeri që ka investuar kaq shumë, ka ndjeshmëritë e veta,"-bëri me dije mjeku në një intervistë të dhënë për "Top Channel".

Fotoja e mjekut me Nanon, shënoi daljen e parë publike të ish-kryeministrit, i cili disa kohë më parë u shtrua në spital pas një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një diagnoze të vështirë në mushkëri. Pasi kaloi disa ditë në intubim, Nano u lirua nga spital, e mesa duket, është në gjendje më të mirë shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB