Qytetërim

Naomi Campbell për varësinë nga droga: Po vrisja veten

Ylli legjendar i pasarelave foli sinqerisht për abuzimin e saj me substancat në të kaluarën, duke pranuar se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të saj të ngushtë italian, Gianni Versace.

k.m.
Naomi Campbell për varësinë nga droga: Po vrisja veten
Naomi Campbell

SHBA- Naomi Campbell ka treguar se varësia e saj nga droga pothuajse e vrau atë teksa kishte kapur kulmin e karrierës së saj në vitet '90. Ylli legjendar i pasarelave foli sinqerisht për abuzimin e saj me substancat në të kaluarën, duke pranuar se ajo iu kthye kokainës për të përballuar traumën e fëmijërisë dhe vdekjen e stilistit dhe mikut të saj të ngushtë italian, Gianni Versace.

“Mendoj se kur fillova të përdorja, një nga gjërat që u përpoqa të mbuloja ishte trishtimi. Varësia është kaq... e keqe. Ti mendon: "Oh, do ta shërojë plaën time". Por nuk e bën. Mund të shkaktojë kaq shumë frikë dhe ankth. Prandaj u zemërova kaq shumë,”-tregoi Cambell.

Për më tepër, ajo tha se bota e saj u trondit kur Versace u vra jashtë shtëpisë së tij në Miami Beach në 1997.

“Ai ishte shumë i ndjeshëm, sikur po më shtynte, më shtynte të dilja dhe të shkoja më tej, kur mendoja se nuk e kisha me vete, u pikëllova shumë,”- kujton Campbell.

Modelja me origjinë britanike luftoi varësinë e saj për 5 vjet, madje u rrëzua gjatë një seti fotografik në 1999. Ky incident i tmerrshëm ishte pika e kthesës që e futi atë në rehabilitim.

“Zgjodha të shkoj në një qendër detoksifikimi. Ishte një nga gjërat më të mira dhe unike që mund të kisha bërë për veten time në atë kohë,”- tha 53-vjeçari Campbell. Përveç përballjes me vdekjen e Versace, Campbell më parë duhej të përballej me traumën e fëmijërisë që përjetoi kur babai braktisi nënën e saj./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB