Qytetërim

Naser Berisha tregon luftën me sëmundjen e rrallë: U mbylla në vetvete dhe nuk dilja më në publik

Madje shton se u mbyll në vetëvete dhe nisi që të mos dilte më në publik, të mos këndonte apo të shkruante më tekste.

F.m
Naser Berisha tregon luftën me sëmundjen e rrallë: U mbylla
Naser Berisha

TIRANË- Naser Berisha, këngëtari shqiptar, ka rrëfyer luftën me sëmundjen e rrallë, alopecinë. I ftuar në “S’e luan topi”, Naser Berisha tregoi se lufta e tij me sëmundjen e rrallë ka qenë shumë e vështirë. Berisha thotë se në fillimet e sëmundjes, ai u transformua, jo vetëm në pamje. Madje shton se u mbyll në vetëvete dhe nisi që të mos dilte më në publik, të mos këndonte apo të shkruante më tekste.

Pjesë nga biseda:

Erjona Rusi: Ju u përballet me një sëmundje fatmirësisht jo të rrezikshme dhe dashje padashje ju ka ndikuar, flasim për alopecinë, si pasojë e së cilës është edhe humbja e flokëve. Si ka qenë kjo betejë me alopecinë?

Naser Berisha: Ka qenë e dyfishtë për mua. Nga ana fizike ndryshova shumë, kjo më bëri që të tërhiqem dhe nga muzika. Në 2007 e pata këtë sëmundje e më pas u tërhoqa. Këtë sëmundje e kisha edhe një herë në moshën 17-vjeçare por atëherë zgjati vetëm 6 muaj dhe përsëri mu kthyen flokët. Kur je i ri sistemi imunitar e përballon dhe e tejkalon.

Nasar Berisha: Prita, mendova se do ktheheshin por nuk u kthyen, pushova aq shumë saqë nuk u ktheva më në muzikë sepse nuk e gjeja dot më veten. Në anën emocionale isha i thyer shpirtërisht, nuk kisha vullnet të shkruaja këngë e as të bëja muzikë, por edhe të paraqitesha para publikut me atë pamje fizike. Me kalimin e kohës e pranon fatin edhe sëmundjen. Fillon të shkruaj përsëri dhe të këndosh nga pak përsëri. Pavarësisht fizikut që kishte ndryshuar, unë isha po i njëjti, zëri nuk kishte ndryshuar, i njëjti talent dhe njeri.  

Poll

MOS HUMB