TIRANË- Futbolli shqiptar është sot në zi, pas ndarjes nga jeta të Lulzim Konçit, një prej figurave më të njohura në sportin shqiptar. Ish-gjyqtari ndërkombëtar i FIFA-s ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të vyer.
Konçi nisi rrugëtimin e tij me pasionin për futbollin si lojtar te Tirana dhe Dinamo. Ai afrua pranë sektorit të arbitrimit në vitin 1965 dhe këtu nisi karrierën si arbitër futbolli. Më pas, Konçi shndërrua në një pjesë të rëndësishme të futbollit shqiptar si arbitër i FIFA-s dhe më pas si vëzhgues. Konçi fillimisht ishte arbitër i Kategorisë së Parë, pastaj u bë gjyqtar i FIFA-s në fillim të viteve 70-të, deri kur u tërhoq nga gjykimi rreth 1990-s.
Ai jetonte në New York prej disa vitesh, ndërsa pas kontributit të madh në sport ishte edhe edukator./ZËRI