Qytetërim

25 EMRAT/ Miqësorja me Gjibraltarin dhe sfida me Letoninë, Sylvinho publikon listën e Kombëtares

Më 4 shtator do të luhet miqësorja ndaj Gjibraltarit, ndërsa më 9 shtator do të luhet kundër Letonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

zh.ll
25 EMRAT/ Miqësorja me Gjibraltarin dhe sfida me Letoninë, Sylvinho
Kombëtarja shqiptare

TIRANË- Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë. Më 4 shtator do të luhet miqësorja ndaj Gjibraltarit, ndërsa më 9 shtator do të luhet kundër Letonisë, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

25 EMRAT/ Miqësorja me Gjibraltarin dhe sfida me Letoninë, Sylvinho
Lista e Kombëtares

Tekniku kuqezi ka thirrur 25 futbollistë.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00.

Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Poll

MOS HUMB