Qytetërim

“Heroina ime u shua”, George Clooney humb të motrën, mesazhi prekës

Motra e madhe e George Clooney, Adelia "Ada" Zeidler, vdiq në moshën 65 vjeç nga kanceri

E.K
“Heroina ime u shua”, George Clooney humb të motrën,
george clooney dhe e motra

SHBA- Familja e aktorit të njohur dhe fituesit të çmimit Oscar, George Clooney, është goditur nga një humbje e madhe. Motra e tij, Adelia Ada Zeidler, u nda nga jeta më 19 dhjetor pas një beteje të gjatë me kancerin. Ajo ishte 65 vjeçe.

Në një reagim për revistën People, Clooney ka folur me shumë emocion për humbjen e saj:

“Motra ime Ada ishte heroina ime. Ajo u përball me kancerin me guxim dhe humor. Nuk kam takuar kurrë dikë kaq të guximshme”.

Aktori theksoi gjithashtu ndikimin e madh që Ada kishte pasur në jetën e tij dhe të bashkëshortes së tij, Amal Clooney, duke shtuar se mungesa e saj do të ndihet thellë nga të dy.

Adelia Ada Zeidler ndërroi jetë e rrethuar nga njerëzit që donte, në Edgewood, Kentucky, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet më 22 dhjetor.

E njohur si një artiste e talentuar, Zeidler kishte punuar për disa vite si mësuese arti në shkollën fillore Augusta Independent School.

Nekrologjia e saj vlerëson gjithashtu arritjet akademike, duke theksuar se në shkollën e mesme ajo u kualifikua si Studiuese e Meritës Kombëtare.

Megjithëse ka qëndruar larg vëmendjes publike, Zeidler ka pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të afërt me vëllanë e saj të famshëm.

Ajo kishte treguar më herët se nuk e ruante numrin e telefonit të Clooney-t në celular, nga frika se mos humbiste telefonin.

“Ai mund të më telefonojë kur të dojë, por e-maili është më i përshtatshëm për të dy ne”, ishte shprehur ajo.

Adelia Ada Zeidler lë pas prindërit e saj, Nick dhe Nina Clooney, si edhe dy fëmijët e saj, Nick Zeidler dhe Allison Zeidler Herol.

Poll

MOS HUMB