
TIRANË- Gazetarja Dalina Buzi ka folur për herë të parë divorcin e saj. Ajo tha se për të ndarja pas 15 vite martesë ishte si një tërmet. Buzi u shpreh se divorci për të ishte një ngjarje tronditëse në jetë dhe e kishte të pamundur ta pranonte atë që ndodhi.
“Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes”, u shpreh Buzi për divorcin e saj.
Gazetarja më pas tha për "Class Media" se ndarja e bëri atë që të njohë më shumë veten e saj, pavarësisht sa e rëndë ishte për të.
“Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi. Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe”
Pas ndarjes u futa në të gjitha forumet e botës, në lloj lloj forumesh, në rusisht, në italisht, në gjermanisht, me google translate dhe doja të shihja situata të ngjashme dhe në çdo lloj situate unë isha e dënuar. Në situatë të ngjashme po të isha burrë do të ishte ‘ok’ dhe u tremba, u trondita. Fillova ta shihja veten me syrin e tyre, është shumë e rrezikshme kjo ta shohësh veten me syrin e tjerëve. Kisha një kryq të madh, kryqi i parë fillimisht si nënë, çfarë bëra, ishte drobitëse’
Kalova ato dy javët e para që janë ato zhurmat që kalojnë të gjithë dhe pastaj e pashë gjënë si produecente, realisht, siç bëj në punë. E pashë nga larg dhe thashë që janë katër Dalina: Është Dalina publike, jo vetëm në Instagram, por sapo hap derën. Është Dalina në profesion, Dalina nënë dhe Dalina kush jam unë, pse ndodhi kjo, pse bëra këtë zgjedhje, pse përfundoi kjo gjëja dhe pjesa ime e përgjegjësisë” tha Buzi. /ZËRI