Qytetërim

Ndeshja e shoqëruar me polemika/ Transgjinorja mbylli ndeshjen e boksit për 46 sekonda

Carini u tërhoq 46 sekonda në duelin kundër Khelif pasi vendosi se nuk mund të vazhdonte më pasi u godit me dy grushte.

f.t
Ndeshja e shoqëruar me polemika/ Transgjinorja mbylli ndeshjen e boksit
Angela Carini dhe Imane Khalif

PARIS-Ndeshja në boksin e femrave në Lojërat Olimpike mes algjerianes Imane Khalif dhe italianes Angela Carini, prodhoi shumë polemika. Carini u tërhoq 46 sekonda në duelin kundër Khelif pasi vendosi se nuk mund të vazhdonte më pasi u godit me dy grushte.

Në fakt, Imane Khalif dyshohet të jetë një transgjinore e cila është lejuar nga Komiteti Olimpik të marrë pjesë dhe të garojë si një femër. Khelif iu shmang mediave pasi doli nga arena pas fitores së saj të diskutueshme kundër Carinit.

Në lidhje me këtë ndodhi, reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo u shfaq tepër e acaruar duke i dalë në krah sportistet që përfaqësoi Italinë.

“Ishte një garë e padrejtë. Në fakt, kjo dukej që në fillim kur në gjakun e algjerianes kishte nivel tepër të lartë testosteroni. Dua të tregohem e kujdesshme dhe të mos jem diskriminuese, por tërheqja e Angelës më trishton shumë. Sporti ka nevojë për barazi dhe sipas pikëpamjes sime, kjo nuk ishte një garë e drejtë. Detyra e institucioneve është që të garantojnë një garë të drejtë. Unë mendoj se atletet që kanë gjenetikë mashkullore nuk mund të garojnë me femrat. Kjo jo për diskriminim, por për të mbrojtur idenë e lojës së barabartë”, u shpreh Meloni.

Ndërkohë algjeriania theu heshtjen e saj në rrjetet sociale me një mesazh për fansat e saj. Ajo ka shkruar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram: Elhamdulilah. Fitorja e Parë.

25-vjeçarja do të përballet me hungarezen, Anna Luca Hamori, pasi ajo mundi australianen Marissa Williamson me vendim me pikë./ZËRI

Poll

MOS HUMB