Qytetërim

Ndeshja Shqipëri- Çeki/ Publikohet formacioni i Kombëtares Shqiptare

Shqipëria synon të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë ndaj çekëve

M.M
Ndeshja Shqipëri- Çeki/ Publikohet formacioni i Kombëtares
Kombetarja shqiptare

ÇEKI- Trajneri i Kombëtares Shqiptare ka publikuar listën e lojtarëve që do të zbresin në fushë nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Çekisë, e vlefshme për grupin B1 të Ligës së Kombeve.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha, ndërsa në mbrojtje do të luajnë Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Mario Mitaj. Mesfusha do të përbëhet nga Ylber Ramadani, Kristjan Asllani dhe Qazim Laçi, ndërsa në sulm do të rreshtohen Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Mirlind Daku.

Shqipëria synon të marrë një rezultat pozitiv në këtë transfertë të vështirë ndaj çekëve. Një sfidë e rëndësishme ku kërkohet maksimumi nga të gjithë lojtarët.

Por, për Jasir Asanin dhe Thomas Strakoshën, ndeshja ka një peshë shtesë, pasi të dy janë të rrezikuar nga një pezullim. Ata kanë marrë nga një karton të verdhë në ndeshjet e mëparshme dhe, nëse ndëshkohen përsëri, do të humbasin ndeshjen e radhës.

Një situatë e ngjashme është edhe për Myrto Uzunin, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë. Megjithatë, Uzuni nuk është pjesë e grumbullimit për këtë ndeshje, pasi është tërhequr për shkak të një dëmtimi./ ZËRI

Poll

MOS HUMB