ANGLI-U luajtën dje ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Evropës. E veçanta e tyre ishte se 3 nga katër prej tyre përfunduan në barazim, duke lënë gjithçka hapur për ndeshjen e kthimit. Eintrahti i Frankfurtit, udhëtues në Londër, barazoi me Totenhemin 1 me 1. Spanjollët nga Bilbao dolën me një barazim pa gola nga Skocia, ku barazuan 0 me 0 me Rejnxhërsin. Lioni dhe Mançesteri i Junajtidit në Francë dhuruan katër gola dhe ndanë hesapet në mënyrë të barabarte me njera-tjetrën duke e zhvendosur në Angli vendosjen e fateve të gjysëmfinales.
E vetmja që dalloi, për keq, ajo që më pak pritej e që në letër kishte kundërshtarin më të lehtë, e kualifikuar si e parë e grupit me lojë, rezultate duke u shkruar si një ndër pretendentët e trofeut, ishte Lacioja.
Mungesat e skuadrës nuk ishin të nivelit "jetik". Një skuadër meritore për të fituar Ligën e Evropës do të duhet me siguri të dijë të fitojë pa Patrisin, pa Rovelën dhe pa Tavaresi, gjë që që Lacioja as nuk e provoi dje. Po ashtu një tjetër arsye e përmendur, edhe pse jo zyrtarisht, është fakti që në Norvegji skuadra e Bodoe Glimtit që fitoi 2 me 0, luan në bar sintetik dhe skuadrat nga ligat e forta evropiane e kanë shumë të vështirë të përshtaten me këto terrene. Ndaj skuadra të mëdha evropiane kanë dalë të plagosura rëndë nga ai stadium.
Një tjetër arsye që qarkulloi si justifikim i mjedisit sportiv për paraqitjen gati shpërfytyruese të Lacios dje, që nuk tregohet saktë në rezultat, ishte edhe fakti se një orë përpara ndeshjes, temperaturat minus katër gradë e kishin mbuluar plotësisht në borë stadiumin dhe ishte në pikëpyetje nisja ose jo e lojës. Ndërhyrja e teknikëve e pastroi shtresën e borës, por terreni sintetik, temperaturat, rrëshkitshmëria dhe shkalla superiore e njohjes së këtyre kushteve nga ana e danezëve, solli lojën e djeshme, të cilën Lacioja e humbi në të gjitha statistikat.
58% e mbajtën topin norvwgjezët dhe gjuajtën 18 herë portën. 10 herë më e lartë rrezikshmëria e norvegjezëve në fushë edhe në drejtim të rasteve të krijuara me rrezikshmëri shënimi. Për këtë ndeshje të pazakontë mund të thuhet se e vetmja fitore e Lacios është fakti që rezultatin e mbajtën 2 me 0 në humbje të tyre.
Kryeqytetasve u mbetet të ngrenë moralin e të përgatiten për derbin me Romën, që për të dyja palët ka çmimin e një vendi në Evropë dhe i vendos vlerën kampionatit të një viti./ZËRI