Aktualitet

Ndezi zjarr për të djegur mbetjet buqësore, asfiksohet 75-vjeçari

Në përpjekje për të shuar zjarrin, i moshuari është asfiksuar nga tymi dhe, për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetojë.

M.M
Ndezi zjarr për të djegur mbetjet buqësore, asfiksohet
Foto ilustruese

DURRËS- Një 75-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e përhapjes së një zjarri në pronën e tij. Sipas njoftimit të policisë, shtetasi R. H., kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore, por situata doli jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë. Në përpjekje për të shuar zjarrin, i moshuari është asfiksuar nga tymi dhe, për fat të keq, nuk ka arritur të mbijetojë.

Njoftimi i Policisë:

“Në Sukth, shtetasi R. H., 75 vjeç, kishte ndezur zjarr në tokën e tij për të djegur mbetjet e prodhimeve bujqësore. Si pasojë e erës së fortë zjarri është përhapur dhe 75 vjeçari në përpjekje për të fikur zjarrin është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndërruar jetë”./ ZËRI

 

Poll

MOS HUMB