Aktualitet

Sherr mes tre vëllezërve në Durrës/ Plagoset me thikë njëri prej tyre, u gjenden armë në banesë (EMRAT)

Ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e tyre, Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë, në shtëpinë e Andreas.

f.t
Sherr mes tre vëllezërve në Durrës/ Plagoset me thikë
pamje nga arrestimi

DURRËS-Tre vëllezër janë konfliktuar me njëri-tjetrin në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej të cilëve ka mbetur i lënduar. Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj, Durrës, ku Andrea Përkeqi fillimisht ka çarë me thikë gomat e mjetit fugon, të njërit prej vëllezërve dhe më pas është konfliktuar fizikisht me Luan dhe Ylli Përkeqin. Në sherr e sipër Andrea ka plagosur me thikë vëllain e tij Yllin. Tre vëllezërit Luan, Andrea dhe Ylli Përkeqi janë arrestuar për veprën penale “Dhuna në familje”. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesat e tyre, Policia ka sekuestruar dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë në shtëpinë e Andreas. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit.


Njoftimi i policisë:

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandalon përshkallëzimin e konfliktit, që mund të sillte pasoja për jetën. Vihen në pranga tre vëllezër, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin. Policia gjen dhe sekuestron në banesën e njërit prej vëllezërve dy pistoleta, katër karikatorë, një silenciator të pamontuar, një thikë dhe fishekë luftarakë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se në Hamallaj, Durrës, po ndodhte një konflikt midis tre vëllezërve, shkuan menjëherë në adresën e dhënë, duke ndërhyrë dhe neutralizuar të dyja palët e konfliktit, konflikt ky që mund të kishte pasoja për jetën.

Nga veprimet e shpejta rezultoi se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në oborrin e përbashkët të banesave të tyre, njëri prej vëllezërve, shtetasi A. P., ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) gomat e një automjeti tip furgon, dhe më pas është konfliktuar fizikisht me dy vëllezërit e tij, shtetasit L. P. dhe Y. P., duke përdorur sende të forta dhe mjet prerës (thikë), ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar në dorë shtetasi Y. P., jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. P., Policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, katër karikatorë për pistoletat, një silenciator të pamontuar dhe fishekë luftarakë. Gjithashtu, u sekuestrua dhe mjeti prerës (thikë) i përdorur gjatë konfliktit. Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë tre vëllezërit, shtetasit:

- A. P., 53 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve", “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Shkatërrim prone";

- L. P., 49 vjeç, dhe Y. P., 43 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB