Aktualitet

Hyri për t’u larë në lumin Buna/ Lëndohet 52-vjeçari, transportohet me helikopter drejt Traumës

Burri është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar.

f.t
Hyri për t’u larë në lumin Buna/ Lëndohet
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-  Një 52-vjeçar, i cili hyri për t’u larë në lumin Buna ka mbetur i lënduar fizikisht. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25 në fshatin Dajç, Shkodër. Burri është transportuar me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjekësore më të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:25, në fshatin Dajç, shtetasi A. D., 52 vjeç, kur ka hyrë për tu larë në lumin Buna është dëmtuar fizikisht. 52-vjeçari po transportohet me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndërhyrje mjeksore më të specializuar. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje./ZËRI

Poll

MOS HUMB