Qytetërim

Ndjenja për Romeon? Arta Kabashi flet për lidhjen e përfolur me Blerim Destanin

Në një intervistë të dhënë më herët, Arta kishte pranuar një romancë me një djalë të shoëbizit, dhe mediat në Kosovë aluduan se ishte pikërisht aktori Blerim Destani

E.K
Ndjenja për Romeon? Arta Kabashi flet për lidhjen e përfolur me
Arta Kabashi dhe Blerim Destani

TIRANË- Këngëtarja Arta Kabashi, e cila ishte pjesë e këtij edicioni të Big Brother, është shumë hermetike sa i takon jetës së saj private. Ajo u pyet në emisionin “E Diell për raportin e ngushtë që ka pasur me Romeon brenda shtëpisë, por edhe nëse është e vërtetë lajmi se ajo dhe Blerim Destani janë në një lidhje.

Për Romeon Arta tha se e ka parë thjesht si shok dhe jo diçka më tepër, ndërsa në lidhje me fjalët që kanë dalë për një lidhje me Destanin, Arta shprehet se është një lajm i rremë dhe se ajo është beqare.

Ka qarkulluar një lajm për ty dhe Blerim Destanin, a është kjo arsyeja pse nuk u lidhe me Romeon?

Arta Kabashi: Jo nuk ka lidhje fare, unë e ceka më herët që unë jam beqare dhe ajo ka qenë një lajm fals. Unë e kam cekur që me Romin nuk e kemi mentalitetin, unë dua një mashkull shumë më të pjekur se unë, për të qenë më e tërhequr prej tij, aty brenda Romeo është një nga personat që kam bërë shumë qejf dhe e kam konsideruar si shok dhe nuk kam pasur tërheqje për të.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB