Qytetërim

Eura 2024/ Ëndrra përfundoi! Kuqezinjtë kthehen në atdhe, Sylvinho: Krenar për skuadrën

Djemtë e skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur në aeroportin "Nënë Teresa" ku janë pritur nga familjarë dhe fansat e skuadrës.

k.m.
Eura 2024/ Ëndrra përfundoi! Kuqezinjtë kthehen në atdhe,
Sylvinho

TIRANË- U zgjuam nga ëndrra! Djemtë e skuadrës Kombëtare Shqiptare të Futbollit kanë mbërritur në aeroportin "Nënë Teresa" ku janë pritur nga familjarë dhe fansat e skuadrës. Sapo kanë dalë nga aeroporti, të gjithë kanë dhënë nga një prononcim të shkurtër për mediat e pranishme. Ernest Muçi është shprehur i zhgënjyer që trajneri Syvinho nuk e la që të luante asnjë minutë në Gjermani. 

“Doja më shumë minuta. Gjithmonë kombëtarja është plani i parë. Ishte zhgënjyese që nuk morëm një pikë me Spanjën. Kjo eksperiencë do na duhet edhe në të ardhmen. Jam i lumtur që te Besiktas më kanë mbështetur”, tha ai.

Për mediat nga Aeroporti i Rinasit foli edhe mesfushori i kombëtares Ylber Ramadani. Lojtari nuk e fshehu zhgënjimin e eleminimit nga Kampionati Europian, pas morëm vetëm 1 pikë në grupin B. Ramadani shtoi se meritonim fitoren me Kroacinë, ndërsa ndeshjen e djeshme mund të merrnim një pikë.

'Ishte ndjesi e mirë. Provuam të japim maksimumin. Përkrahja e shqiptarëve ka qenë fantastike. Eksperienca do vazhdojë tutje dhe do përgatitemi për të ardhmen. Kemi dashur më shumë të kualifikohemi. Tani duhet të fitonim me Kroacinë edhe dje meritonim një pikë. Trajneri na tha që ishte krenar me ne sepse luajtëm me kundërshtar të nivelit të lartë. Me Italinë shënuam golin por u tërhoqëm, por kishim shanse për një rezultat tjetër.'-u shpreh mesfushori.

Nga aeroporti i Rinasit foli edhe Elseid Hysaj.

"Tani fillojmë pushimet. Ishte një grup i vështirë por shumë bukur. Falenderoj të gjithë tifozët. Do iki se kam edhe unë pushimet", tha Hysaj.

Më tej për mediat foli edhe trajneri i kombëtares Sylvinho, i cili konfirmoi qëndrimin e tij. Sylvinho u shpreh optimist me rezultatin e kombëtares, duke deklaruar se nuk ishte e lehtë, por ja dolën të përballeshin me skuadra të forta. Sa u përket lojtarëve, trajneri u shpreh falenderues dhe se janë në rrugën e duhur dhe se kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Një falenderim u kshtoi edhe tifozëve kuqezinj, duke deklaruar se suporti ishte i pabesueshëm.

'Jam shumë mirë. Ishte eksperinece e mirë për këdo. Turne i jashtëzakonshëm. Ishte e vështirë për ne. E kam thënë, të gjithë lojtarët të gjithë, federata, kur vjen në ndeshjen sheh njerëz të të suportojnë ishte e jashtëzakonshme. E kupton kur je për herë të dytë në këtë turne. Nuk është e lehët. Të gjithë ata lojtarë. Të hysh në fushë dhe të luash ndaj një Italie të fortë, Kroacie të fortë, Spanjë të fortë. Për gjithë vendin dhe lojtarët me këta të rinj, kanë fituar mjaft eksperiencë në këtë turne. Eksperiencë e bukur. Ishte pozitive. Kemi marrë shumë. Kemi rrugë të gjatë, por duhet të jemi të ndershëm jemi krenar për të gjithë lojtarët. Kemi lojtarë të rinj. Përfaqësuan mjaft mirë vendin. Fituan eksperiencë. Jemi në rrugën e duhur. Jam pjesë e kësaj pune, jam i lumtur në një vit e ca kemi bërë punë të madhe. Punojmë bashkë. Federata e kupton. Faleminderit të gjithë lojtarëve. Suporti ishte i pabesueshëm. Kishte më shumë se sa gjermanë,"-deklaroi Sylvinho.

Shqipëria zhvilloi ndeshjen e fundit në grupin B të Kampionatit Europian ndaj Spanjës. Në stadiumin “Dusseldorf Arena” triumfuan iberikët me rezultatin minimal 1-0 teksa sfidën e vendosi Ferran Torres me golin e tij në minutën e 13-të të pjesës së parë. Pas kësaj disfate mbyllet edhe rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”. Rrugëtimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” u mbyll me një barazim ndaj Kroacisë dhe dy humbje ndaj Italisë dhe Spanjës./ZËRI

Poll

MOS HUMB