
TIRANË- Një sifidë e Vëllait të Madh ka sjellë përplasje të shumta në shtëpinë e Big Brother Vip. Këtë herë në debat të fortë u përfshinë Meritoni dhe Erjola. Kjo e fundit në një moment i hedh Meritonit lëngun e frutave në fytyrë dhe drejton drejt tij, fjalë fyese. Gjithçka ndodhi pasi Meritoni nuk pranoi të futej në pishinë, vendimi i tij do të thotë më pak lekë në buxhetin javor për banorët.
Debati:
Erjola: Ti tallesh me buxhetin tonë? Lahu tani (i hedh lëngun e frutave) Ndyrësirë
Meriton: Kaloj njeri
Erjola: Po rrimë pa kafe pa ujë, i ndyrë.
Meriton: Vazhdo zemër
Erjola: Tallesh me bukën tonë, e ju rrini si pula, krejt…
(Meritoni e imiton)
Erjola: Mos më imito, më thoje dje s’jam kalama, ça je ti?
Meriton: Merr frymë
Erjola: E ke qenin brenda, të ka fjet gjumë
Meriton: Hajt hajt
Erjola: Dalsh sonte mos të pafsha me sy, o lojtar i dobët… Sa të është rritur lepuri nga nominimi? O frikacak! Ça i bën buxhetit për një copë nominimi. Dy metra burrë dhe 7 metër lepur në bark./ZËRI