
TIRANË- Këngëtari Arkimed Lushaj është ftuar në një tjetër intervistë në Kosovë. Këtë herë nga Alba Vukaj, e cila pas daljes nga Big Brother VIP, është angazhuar në moderim.
Por, duke qenë se është shpallur në kërkim pas dhunës së ushtruar nga Muhamet Isenin, të njohur në Tik Tok si Medi Iseni, në bashkëpunim me reperin Rigels Rajku, Stresi ka refuzuar të udhëtojë drejt Kosovës për këtë intervistë.
Megjithatë, ai duket se e ka marrë me sportivitet situatën, pasi në Instastory ka publikuar dhe bisedën me Vukajt, të cilës i shkruan: A ja vlen me ardh me ba burg për ty?

Noizy dhe miku i tij Bahtjar Bajraktari (DJCRAX) janë vënë në pranga, ndërsa Stresi është shpallur në kërkim. Ata akuzohen se disa ditë më parë, janë përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin. Ky i fundit pretendon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Edhe Noizy në një reagim para arrestimit, u shpreh se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe i është bërë padrejtësi. Prokuroria e Pejës po heton çështjen. /ZËRI