
TIRANË- Ish-partnerja e Ledri Vulës, Sara Hoxha ka sqaruar zërat që po qarkullonin së fundmi, që ka nisur një marrëdhënie me reperin gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”. Ishte një foto që qarkulloi në media e rrjetet sociale dhe nxiti aludimet për një raport mes tyre. Sara, e ftuar në “Cherry on top”, tha se mes tyre ka vetëm një lidhje miqësore.
Ajo tregoi se fotoja është shkrepur kur ishte thjesht pjesë e një festimi ditëlindje për një mikun e saj të ngushtë, të cilin e njeh prej kohësh, bashkë me të afërmit dhe miqtë e saj.
“Së fundmi kanë shkruar shumë lajme të pavërteta. Kam qenë te ditëlindja e një shokut tim, është këngëtar i famshëm në Gjermani. E njohim familjarisht, siç e njoh unë, e njeh dhe Ledri, Dhurata, jemi shumë miq. Qëlloi që na bëri gëzuar dhe erdhi afër meje, u bë lajm me komente të tmerrshme dhe nuk më vinte mirë,”- tha Sara.