Qytetërim

‘Nëse martohet humb pasurinë’, Princ Leka kushtëzon Elian edhe pas divorcit

Ndërsa vetë princi jeton romancën me Blertën, Elia e ka të kushtëzuar gëzimin e pasurisë që Leka i ka lënë pas divorcit

E.K
‘Nëse martohet humb pasurinë’, Princ Leka kushtëzon
Leka Zogu dhe Elia Zaharia

TIRANË- Divorci mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë ka qenë një prej ngjarjeve më të bujshme në mediat rozë, edhe pse ndarja e tyre ka nisur shumë më herët. Në vendimin e Gjykatës, shihej se Leka ishte treguar ‘bujar’ me pasurinë që i kishte lënë aktores, por ajo nuk mund ti gëzojë këto, në rast se krijon një marrëdhënie të re martesore apo bashkëjetese.

Zaharia është pronare e një apartamenti 257 m2 në qendër të Tiranës, pas ish Hotel Dajtit, një dyqani 134 m2 në katin – 1 të këtij pallati si dhe dy parkime 47 m2. Vetëm këto të fundit kapin vlerën e 100 mijë euro. Apartamentet 3-6 mijë euro/m2, ndërsa dyqani 7-10 mijë euro/m2.

Në vendimin e gjykatës thuhet se: “Kur Geraldina të bëhet madhore nëna i humbet të drejtat në rast të krijimit të një marrëdhënieje të re martesore ose bashkëjetese”.

Pra në rast se Elia do të jetë martuar kur e bija të arrijë moshën madhore, ajo do të humbasë të gjitha pasuritë e fitura nga divorci me Lekën. Ky kusht i vendosur nga Gjykata, e detyron Elian në njëfarë mënyre që të jetë e kujdesshme në jetën e saj private, në rast se do të gëzojë pasuritë e lëna nga ish-burri me status princ.

Ndërkohë që vetë Leka është duke shijuar romancën me parteren e re, forografen Blerta Celibashi, me të cilën kanë plot 16 vite diferencë. Raporti mes të dyve ka nisur kur Leka figuronte ende i martuar ligjërisht me Elian, por tradhtia nuk ishte vendosur si arsye në vendimin e Gjykatës për divorcin, duke e kursyer këtë ‘njollë’ për princin.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB