Aktualitet

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, përfundon në spital

Princi është përballur fillimisht me ofendimet verbale të ish-vjehrrit të tij, por situata është agravuar në përdorimin e dhunës fizike.

k.m.
Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i
Elia dhe Princ Leka

TIRANË- Princ Leka II ka përfunduar në spital, pasi është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish-bashkëshortja e tij, aktorja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia. E gjitha ka nisur në momentin kur Leka ka shkuar për të takuar të bijën, Geraldinën, e cila jeton në ambientet e oborrit mbretëror së bashku me nënën e saj. Me të hyrë në banesën e tij, Princi është përballur fillimisht me ofendimet verbale të ish-vjehrrit të tij, por situata është agravuar në përdorimin e dhunës fizike.

I kërcënuar si nga ish-bashkëshortja, por edhe i dhunuar me sende të forta nga ish-vjehërri, ai është larguar për të shmangur situatën, ec cila po ndodhte e gjitha në sy të të bijës, 3-vjeçare. Por menjëherë ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Shtetit për të bërë denoncimin e ngjarjes, duke kërkuar dhe urdhër mbrojtjeje. Më pas, Princi është paraqitur edhe ne ambientet e spitalit ‘Nënë Tereza’ për të marr ndihmën mjekësore, por nuk dihet ende ekzaktësisht se çfarë pasojash ka pasur nga dhuna fizike me mjete të forta.

Princ Leka dhe Elia Zaharia u martuan 6 vite më parë, në një ceremoni madhështore që u mbajt në Pallatin Presidencial, dikur Pallati Mbretëror, që u ndërtua nga Mbreti Zog, në vitin 1936. Por këtë vit, zyrtarizuan ndarjen mes tyre, secili me nga një postim në rrjetet e tyre sociale. Aktualisht princi ka nisur një marrëdhënie të re dashurie me një fotografe.

Blerta Celibashi, e cila para pak muajsh njihej si “fotografja”, tashmë njihet si vajza që i mori zemrën Princ Lekës. Princ Leka II dhe Elia Zaharia në ditët e para të 2024 dolën me deklarata zyrtare dhe konfirmuan divorcin. Ata janë prindër të një vajze, Geraldinës. Ndërkohë Celibashi prej disa vitesh ka shërbyer si fotografe pranë familjes mbretërore./ZËRI

Poll

MOS HUMB