
SPANJË- Pasi kaloi një vit në një burg spanjoll, ylli brazilian i futbollit Dani Alves do të dalë në gjyq këtë javë për sulmin seksual të dyshuar ndaj një gruaje të re në një klub nate në Barcelonë. Seanca do të jetë të hënën (5 shkurt), ku prokuroria kërkon nëntë vite burg dhe denoncuesja kërkon dënimin maksimal, dymbëdhjetë.
Mbrojtja e sportistit ka kërkuar vazhdimisht lirimin me kusht, gjë që refuzohet sistematikisht nga Drejtësia për shkak të rrezikut të lartë të arratisjes.
Çështja e Dani Alves ka qenë në qendër të vëmendjes që nga janari i vitit 2023 dhe gjyqi do të ketë mjaft mbulim mediatik. Më shumë se 270 gazetarë nga e gjithë bota janë akredituar për të mbuluar seancën dëgjimore në gjykatën e Barcelonës të hënën. Përdhunimi i supozuar nga futbollisti brazilian shkon përtej nivelit sportiv dhe ka qenë në fokus të të gjitha llojeve të programeve dhe mitingjeve këto muaj.
Dani Alves ka ndryshuar versionin e tij të ngjarjes që nga janari i kaluar 2023. Futbollisti ka kaluar nga 1. duke mohuar se e njihte vajzën në 2. në deklarimin se kishte pasur marrëdhënie seksuale, por që konsistonte në një zënkë në banjë. Analizat e ADN-së treguan se kishte vërtet akt seksual. Braziliani ka argumentuar se ndryshimet në versionin e tij, deri në pesë që nga deklarata e tij e parë, ishin për shkak të faktit se ai po mundohej të shpëtonte martesën e tij.
Sipas ligjit të Spanjës krimi i sulmit seksual përfshin një gamë të gjerë krimesh nga abuzimi në internet dhe përdhunimi, secila me dënime të ndryshme të mundshme. Një rast përdhunimi mund të dënohet maksimalisht prej 15 vjetësh.
Dani Alves u raportua në polici për sulm seksual nga një grua 23-vjeçare, e cila e akuzoi se e kishte përdhunuar në banjën e një zone VIP në klubin e natës Sutton në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit 2022. Ka prova të qarta që janë kundër futbollistit. Kamerat e sigurisë kanë regjistruar momentin, kur ai dhe gruaja shkojnë në banjë dhe gjithashtu në trupin e gruas janë gjetur mbetje AND-je të lojtarit./ZËRI