Qytetërim

Nga Ajax në një qeli me të droguar dhe përdhunues në Dubai, si u 'vetëshkatërrua' Quincy Promes

Çdo ditë ka tre vakte që nuk kanë perime apo fruta, dhe të gjitha zonat janë të pa ngrohura dhe të pista. Përdhunimet e djemve të rinj janë të zakonshme në këtë burg.

E.K
Nga Ajax në një qeli me të droguar dhe përdhunues në
Quincy Promes

Tortura e Quincy Promes në një nga burgjet më të "ashpra" në Dubai përshkruhet në një raport të gjerë nga Telegraaf. Futbollisti 32-vjeçar që ka luajtur me sukses në Kombëtaren e Holandës, në Ajax dhe gjithashtu në Sevilje nuk ishte një nga fëmijët më të mirë në botë, pasi “njollosi” herët dosjen e tij kriminale.

Ai lindi në Amsterdam nga prindër me origjinë nga Surinami. Si fëmijë ai nuk donte të lexonte dhe të shkonte në shkollë por gjithë ditën ishte me një top futbolli në këmbë. Ai pati karrierën që ëndërronte, por u ndërpre në mënyrë famëkeqe për shkak të veprimeve të tij.

Ai u dënua në vitin 2020 me 1.5 vjet burg në Holandë për tentativë vrasjeje pasi kishte sulmuar me thikë kushëririn e tij. Nuk u ndal me kaq. Ai u shpall fajtor për trafikim të një sasie të madhe droge “të fortë” dhe u dënua me gjashtë vite burg.

Por në atë kohë ai ishte në Rusi pasi luajti për Spartak Moskën dhe nuk u ekstradua nga rusët te holandezët. Në fillim të marsit 2024 dhe teksa kishte udhëtuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, ai u arrestua, pasi ka bashkëpunim mes Holandës dhe Emirateve, dhe u dërgua në një burg në Dubai.

Aty fillon drama e tij. Një gazetar i “Telegraaf” ka bërë një reportazh dhe ka përshkruar kushtet e mjerueshme të mbajtjes së holandezit në burg. Sipas asaj që shkruan Promes, ai ndodhet në të njëjtën qeli me 20 të burgosur të tjerë, të cilët janë kryesisht pakistanezë, egjiptianë dhe indianë. Shumica e tyre janë të varur nga droga.

Në qeli ka vetëm 6 krevate për 6 të burgosur dhe pjesa tjetër flenë në një dyshek në dysheme. Promes nuk është një për të pasur një shtrat. Kur hyri në burg iu kërkua që të priste flokët, ky është rregulli dhe nëse nuk pranonin do të kishte pasoja për të gjithë të burgosurit në repart.

Çdo ditë ka tre vakte që nuk kanë perime apo fruta, dhe të gjitha zonat janë të pa ngrohura dhe të pista. Përdhunimet e djemve të rinj janë të zakonshme në këtë burg. Vizitorët janë gjithashtu të ndaluar, por ai lejohet të ushtrojë tri herë në javë, pa pajisjet e nevojshme.

Promes shpreson që së shpejti të largohet nga ky...ferr për t'u ekstraduar në Rusi ku po ndiqet penalisht për mashtrim financiar. Ai nuk do të donte të ekstradohej në Holandë, e cila ka bërë kërkesën përkatëse./ZËRI

Poll

MOS HUMB