Qytetërim

Niksat shkëlqejnë pas 25 vjetësh pritje, rikthim i madh në NBA

Kjo nuk ishte thjesht një fitore, por një shpërthim masiv emocionesh të akumuluara nga një brez i tërë tifozësh që u zbrazën ngado në Nju Jork.

Redaksia Zëri
Niksat shkëlqejnë pas 25 vjetësh pritje, rikthim i madh në
Knicks

SHBA- Pas një çerek shekulli me dështime, zhgënjime dhe shpresa të thyera, Nju Jork Niks (Knicks) janë rikthyer në majat e basketbollit amerikan. Me një fitore të bujshme ndaj kampionëve në fuqi, Boston Seltiks, Niksat siguruan kalimin në finalen e Konferencës së Lindjes për herë të parë që nga viti 2000. Kjo nuk ishte thjesht një fitore, por një shpërthim masiv emocionesh të akumuluara nga një brez i tërë tifozësh që u zbrazën ngado në Nju Jork.

Atmosfera në Medison Skuer Garden ishte elektrizuese. Ajo që ndodhi jashtë tij ishte një vullkan i vërtetë emocional. Qindra tifozë vallëzonin nëpër rrugë, ngjiteshin mbi kabina taksish dhe qanin nga gëzimi. Një fitore 38 pikëshe përballë një rivali të madh si Selltiks, me çdo lojtar titullar që shënoi në dyshifror pikësh, ishte një shenjë e qartë se Niksat më në fund janë bërë ekip për t’u frikësuar.

Xhelen Brunsën udhëhoqi me klas, Xhosh Harti luftoi sydëmtuar, Anunobi dhe pjesa tjetër e skuadrës ofruan një paraqitje të përsosur. Tani, me sytë nga finalet e NBA-së dhe një përballje klasike kundër Indiana Pejsërs, Niksat janë më të fortë e më të karikuar se kurrë. Për herë të parë pas dekadash, tifozët e Niksave nuk kanë nevojë të mbështeten te kujtimet./ZËRI

Poll

MOS HUMB