
TIRANË- Juli është banori më i preferuar i publiku, në një televotim që është mbajtur për disa ditë mes tij dhe Eglës.
Rezultatin e televotimit e ka mësuar vetëm Juli, sipas një avantazhi që kishte nga roli i tij prej lideri.
Pas shpalljes së rezultatit, Juli shprehu falënderimet e tij për publikun që e ka votuar, ndërsa këtë informacion ai nuk duhet ta ndajë me banorët e tjerë.
Moderatori Ledjon Liço tregoi se ky ishte rezultati më i ngushtë, me vetëm 18 vota diferencë.
“Mbase është një televotim nga më të ngushtat në historinë e Big Brother mesa di unë deri më tani”-tha moderatori Ledjon Liço.
Ndërkohë që në rrjet kanë nisur dhe kalkulimet, duke krahasuar përqindjen e thënë nga Ledjoni bdhe diferencën e votave, ku sipas kritikëve, tregon që numri i votuesve është shumë i ulët. Nga përllogaritjet, në këtë televotim ishin dërguar pak më shumë se 3400 vota.
/ZËRI