
TIRANË- Roza Lati ka rrëfyer me banorët për një ngjarje të rëndë që i ka ndodhur vitin që la pas. Ajo tregoi se kishte abortuar, pasi partneri që kishte mbetur shtatzënë, nuk mund t’i ofronte një familje.
“Unë zgjedh familjen, zgjedh Vitin e Ri me familjen… nuk doja që fëmija im të kishte fëmijërinë që kam pasur unë, jam rritur vetëm nga nëna. Për një fëmijë figura e babait nuk zëvendësohet kurrë”, rrëfeu Roza, ndërsa foli dhe për qëndrimin që ka mbajtur nëna e saj.
“Mami më ka qëndruar afër gjithmonë. Ajo është shoqja ime e ngushtë, por pasi unë e kisha marrë vendimin, sepse ajo mezi pret që unë ta bëj një bebe. Edhe unë, por dua më shumë se kaq, dua familjen. Pasi e mora vendimin, kalova një moment të keq me veten, kam rrahur veten time.
Mora një shoqe në telefon dhe i thash eja se jam keq, por më tha nuk vij dot se më dhëmb dhëmballa, por ma tha a e more rrogën. Se i kisha premtuar që do i jepja ca lekë. Dhe thyerja ime në 2023 ka qenë në shumë anë. Rita e di çfarë kam kaluar. Pas rrëfimit që bëra me banorët, të nesërmen me erdhi një dron nga mami… ‘të kam zemër’”, u shpreh ajo.
Pas rrëfimit të Rozës, erdhi dhe supriza. E ëma e saj Rita Lati hyri në shtëpi për ta takuar, duke e emocionuar banoren, por duke i dhënë edhe disa mesazhe për mëmësinë.
Rita gjithashtu i ka dhënë një këshillë të vyer Rozës lidhur me mëmësinë dhe për të ardhmen kur do të vendosë për të bërë një fëmijë.
“E kam përjetuar keq në fillim me qetësues, tani kënaqim unë me Big Brother. Tani kënaqem, nuk e ke idenë sa shumë dua t’i shikoj. Bravo ju qoftë, na mbani para ekranit. Nuk lëvizim dot, u shikoj me shumë dashuri. E shikoj të qetë në disa momente, nuk e besoj dot. Kam thënë sa mirë që Roza është aty që po i kalitet durimi.
U fut në lojë me ato provokimet e veta, unë thoja hapu dhe. Kjo është loja do rrjedhin gjërat. Janë të mrekullueshëm që të gjithë. Unë si mam desha një gjë të them, mezi pres të bëhem gjyshe, kur ta kesh atë krijesën brenda teje nuk dua ankth, nuk dua stres se bebi i dëgjon të gjitha. Ndjesitë e tua i përcillen bebit, kur ta marrësh këtë vendim të jesh e sigurt e bindur, ti japësh dashuri që në bark atij bebit. Do bëj një beb Roza për mamin”-tha Rita Lati.
/ZËRI