
FRANCË- Autobusi që transportonte lojtarët dhe stafin e Lionit për në Vélodrome për derbin me Marsejën u gjuajt me gurë nga tifozët, si pasojë u lëndua Fabio Grosso, i cili mori një gur në fytyrë. Ai u dërgua menjëherë në infermierinë e stadiumit, me lojtarët dhe anëtarët e stafit të Lionit u shprehën të tronditur nga incidenti i paprecedentë.
???? OL manager Fabio Grosso injured after team coach was attacked with stones whilst travelling to Marseille.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 29, 2023
Emergency medical treatment for Fabio Grosso tonight. pic.twitter.com/0bFuHizhyp
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të mbledhur gjetjet.
Skuadra dhe stafi ishin nisur për të luajtur në derbin ndaj Marsejës, për ndeshjen e 10-të të Ligue 1, por pas incidentit nuk dihet sesi do të zhvillohet ndeshja. Fabio Grosso nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2024, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon shtesë. Grosso bëhet italiani i parë në histori që do të drejtojë skuadrën e Lyonit. Ai më herët ka drejtuar edhe Sionin, Brescian, Hellas Veronan dhe Barin./Zëri.ai