
Vera po afron dhe Olivia Rodrigo duket se po i pret me padurim pushimet e saj. 21-vjeçarja ka bërë një postim në rrjetet sociale, me të cilin dëshmon se tashmë ka hyrë në stinën e verës. Në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, Olivia Rodrigo ka publikuar një sërë fotosh nga Kalifornia.
View this post on Instagram
Këngëtarja është parë javën e kaluar teksa ka kaluar disa ditë atje me mikeshën e saj të ngushtë. Në fotot e publikuara nga ylli, ajo pozon me bikini në rërë, ndërsa nuk heziton të qëndrojë me to në rrugën kryesore të qytetit. Në fotot e tjera që ka postuar, Olivia Rodrigo i ka treguar audiencës edhe disa nga pjesët e qytetit që i kanë pëlqyer./ZËRI