Qytetërim

Victoria Beckham feston 50-vjetorin! Festa me miq VIP dhe gjesti i David-it që u duartrokit

Teksa po largohej nga vendi ku festuan dhe teksa po shkonte drejt makinës së tyre, David Beckham dëshmoi edhe një herë dashurinë që ka për gruan e tij.

E.K
Victoria Beckham feston 50-vjetorin! Festa me miq VIP dhe gjesti i David-it
Pamje nga festa

Victoria Beckham festoi ditëlindjen e saj të 50-të dhe organizoi një festë madhështore me të dashurit e saj. Ashtu siç pritej, të pranishëm ishin edhe Spice Girls, pasi anëtarët e grupit edhe sot e kësaj dite ruajnë marrëdhënie shumë të mira. David Beckham ka postuar në llogarinë e tij personale në Instagram një video ku shfaqen gratë duke kërcyer.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Fotot dhe videot nga festa po bëjnë xhiron e rrjetit, ku shumë fytyra të njohura, përveç familjes dhe miqve të saj të ngushtë, ishin aty për të uruar stilisten e njohur. Teksa po largohej nga vendi ku festuan dhe teksa po shkonte drejt makinës së tyre, David Beckham dëshmoi edhe një herë dashurinë që ka për gruan e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Just Jared (@justjared)

Ish-futbollisti e ngriti Victoria Beckham në shpinë për ta çuar në makinë për të shmangur përdorimin e patericave pas aksidentit të saj në këmbë. Ashtu siç kishte treguar gjatë Javës së Modës në Paris, ajo ka pësuar një aksident gjatë stërvitjes, gjë që mesa duket e shqetëson ende./ZËRI

Poll

MOS HUMB