Qytetërim

PAMJE TË RËNDA/ Atleti serb mbytet gjatë garës së CrossFit në SHBA

Lazar Dukiç ndodhej në Marine Creek Lake, kur u zhduk nën ujë.

I.F
PAMJE TË RËNDA/ Atleti serb mbytet gjatë garës së
Lazar Dukiç

TEKSAS- Një tragjedi ka ndodhur gjatë garës së CrossFit në Teksas. Një atletë serb ka ndërruar jetë teksa merrte pjesë në garën e notit. Lazar Dukiç ndodhej në Marine Creek Lake, kur u zhduk nën ujë.

Organizatorët lajmëruan shërbimet e urgjencës gjatë mëngjesit të së enjtes (koha lokale), ku raportuan se një pjesëmarrësh ndodhej nën ujë dhe nuk ka dalë për një kohë të gjatë.

*Kujdes pamje të rënda


Një orë pasi polumbarët u futën në ujë dhe kërkimet nga sipër vijonin me dron, trupi i 28-vjeçarit serb u gjet. Pas vdekjes së tij të gjitha garat u anuluan.

Kreu i autoritetit organizator të CrossFit në një konferencë për media shprehu keqardhjen për vdekjen e Dukiç, teksa pohoi se ka pasur personel të sigurisë dhe shtoi se po bashkëpunojnë me autoritetet në Teksas për hetimin e ngjarjes. /ZËRI

Poll

MOS HUMB