Qytetërim

Përfundon miqësorja me Suedinë/ Tjetër disfatë për Shqipërinë, dy humbje në tre ditë

Disfata vjen vetëm tre ditë pas humbjes 0-3 përballë Kilit.

f.t
Përfundon miqësorja me Suedinë/ Tjetër disfatë për
KOMBËTARJA

SUEDI- Kombëtarja shqiptare luajti sot në “Friends Arena” të Solna, ndeshjen e dytë miqësore për muajin mars. Ndeshja miqësore përfundoi me me rezultatin 1-0 për Suedinë. Edhe pse në pjesën e parë 'kuqezinjtë' zhvilluan spektakël me rastet e tyre, rezultati u vendos nga vendasit në pjesën e dytë.

5 minuta më pas, Broja u pengua në zonë pas një sprinti fenomenal, por sipas arbitrit nuk kishte kontakt. Pak më vonë, ekipi suedez iu afrua shumë golit, teksa tentativa e Forsberg u ndal nga shtylla.

Në minutën e 23-të, Armando Broja dërgoi topin në fundin e rrjetës, gjithsesi goli u anulua pasi ishte dukshëm në pozicion të parregullt. Pjesa e parë përfundoi 0-0, ndërsa 45 minutat e dyta dhuruan edhe më shumë emocione.

Në minutën 62′, Suedia shënoi me anë të Nilson pas një krosimi në zonë.

Disfata vjen vetëm tre ditë pas humbjes 0-3 përballë Kilit./ZËRI

Poll

MOS HUMB