Qytetërim

Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës, çfarë vodhën hajdutët

Hajdutët kanë vjedhur banesën e Zhegrovës, teksa ai ndodhej në Kosovë me pushime.

D.XH
Plaçkitet shtëpia e Edon Zhegrovës, çfarë
Edon Zhegrova

FRANCË – Shtëpia e futbollistit nga Kosova, Edon Zhegrova ka qenë objekt i vjedhjes nga hajdutët. Banesa e Zhegrovës në Lille të Francës u vodh gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Mediat franceze shkruajnë se hajdutët kanë vjedhur në banesën e futbollistit veshje luksoze dhe sende të ndryshme. Vetë lojtari i Lilles ishte me pushime në Kosovë, kur ka ndodhur vjedhja.

Policia, kur arriti në vendngjarje ka zbuluar se dera e shtëpisë ishte hapur me forcë dhe hajdutët kishin hyrë nëpër dhoma. Edhe pse alarmi ishte ndezur pak përpara orës 00:00 kur do të vinte Viti i Ri, Zhegrova nuk ishte në shtëpi dhe komshinjtë nuk e kishin dëgjuar atë.

Edhe pse sulmuesi nga Kosova po kalon një formë të mirë tek Lille në Francë, duket se viti i ri 2024 nuk ka nisur shumë mirë për të./ZËRI/

Poll

MOS HUMB