
TIRANË- Aktori Florian Binaj, i cili prej dy vitesh është larguar nga emisioni i humorit ‘Portokalli’, ka qenë i ftuar në një podcast që drejtohet nga Eugent Bushpepa dhe Renis Gjoka, ku ka zbuluar dhe arsyet që e çuan të ndërpriste bashkëpunimin me Top Channel.
Binaj deklaroi se katër vitet e fundit, në programin e humorit erdhi një frymë e keqe e cila hoqi meritokracinë, dhe sipas tij drejtuesit filluan të merrnin njerëz nga rruga dhe të paaftë. Ai ka treguar se në këtë spektakël shkruante më shumë se gjysmën e teksteve dhe roleve, dhe në këmbim ishte parë si një kosto e shtuar nga drejtuesit e televizionit.
“Erdhi një pikë që shumë prej nesh jo vetëm unë, u bëmë më të mëdhenj se spektakli, mirëpo 4 vitet e fundit, erdhi një frymë shumë e keqe e cila hoqi meritokracinë tërësisht. Pra ai nuk të shihte si vlerë por si kosto. Sa na kushton ta kemi këtë.
Kjo teknikë mund të qëllojë në një biznes tjetër, ku bën kafe, ujë me gaz apo qofte, që po ta marrim këtë qofte më të vogël, do dalim më mirë, por jo në një televizion që ka promovuar vlerat më të mira dhe artistët më të mirë. Ai u krijua duke marrë më të mirët jo më të dobëtit. Filluan të mernin njerëz nga rruga, të paaftë, ti jepej më shumë hapësirë atyre.
60-65% të shfaqjes, roleve, i shkruaja unë, mirëpo kjo më kushtonte shumë në familje, nuk kisha kohë që të shihja fëmijët e mi. Për çfarë i bëmë ne pastaj, për ti parë në whatsup”, tha ndër të tjera Binaj.
@garage.lock Portokallia #florjanbinaj @Renis Gjoka @eugentbushpepa #garagelock #shqip #podcast . Follow us on: #youtube #insta #tiktok #fb . #jackdaniels #evapifyalbania #laserwayclinic #tfortit ♬ The Ecstasy of Gold - L'Estasi dell'Oro - Ennio Morricone