
ZVICËR- Përveçse ishte një nga më të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në Formula Uno, Schumacher ishte gjithashtu një nga sportistët më të pasur në botë. Pasuria e tij personale në vitin 2012 - në sezonin e tij të fundit - e kaloi vlerën e 1 miliard dollarëve!
Megjithatë, jeta përrallore e Shumit dhe familjes së tij do të ndryshonte rrënjësisht në fund të vitit 2013. Po atë vit Michael pësoi aksidentin, i cili i shkaktoi dëmtime të rënda në tru. Pas një kalvari trajtimesh, Michael u kthye në shtëpi, në një dhomë të projektuar posaçërisht për të ku monitorohet 24 orë në ditë nga një ekip i specializuar mjekësh dhe infermierësh.
Por pak dihet pak për shëndetin e Michael. Gjithçka që dimë është se ai ndodhet në Zvicër. Sipas gazetës italiane La Repubblica, familja Schumacher paguan rreth 7 milionë dollarë në vit për kujdesin e Michael!
Kjo shumë astronomike, e kombinuar me uljen e ndjeshme të të ardhurave të familjes – pasi Shumi ka qenë e shtrirë në shtrat prej gati 11 vitesh, ndaj familja po shet asetet për t'u kujdesur për të. Së fundmi shitën një avion privat dhe një sërë shtëpish në Norvegji, duke përfshirë makina dhe orët që koleksiononte gjermani.
Me koston astronomike të kujdesit që i duhet gjermanit, duket se shitjet do të vazhdojnë./ZËRI