
GJERMANI- Gjyqtari kontrovers Anthony Taylor është dërguar në shtëpi dhe nuk do të drejtojë më ndeshje të tjera në Kampionatin Evropian të Futbollit që po mbahet në Gjermani. E gjitha vjen pas paraqitjes së tij në ndeshjen çerekfinale Spanjë-Gjermani. Sipas gazetës angleze "Daily Mail", arbitri kontrovers i çerekfinales Spanjë-Gjermani në Kampionatin Evropian, Anthony Taylor është përballur me shumë polemika lidhur me një penallti të mos dhënë ndaj Gjermanisë.
Taylor është përballur me akuza pasi refuzoi të jepte një penallti për një top me dorë nga Marc Cucurella (Chelsea) në ndeshjen që Spanja fitoi 2-1 kundër Gjermanisë pas kohës shtesë, duke rezultuar në eliminimin e mikpritësve nga turneu.
Kështu UEFA ka vendosur që t'i heqë nga duart dirigjimin e ndeshjes finale.
Ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar, Daniele Orsato besohet të jetë kryesuesi për të gjykuar finalen. Italiani 48-vjeçar, një arbitër i FIFA-s që nga viti 2010, i cili drejtoi finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2020, do të tërhiqet nga futbollit pas "Euro 2024". Szymon Marciniak nga Polonia është një tjetër opsion./ZËRI