Qytetërim

Prezantohet me maskë në "Fan Club", njihuni me banorin më të ri të "BBV3"

I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin.

a.l
Prezantohet me maskë në "Fan Club", njihuni me banorin
Banori i ri

TIRANË- Një banor i ri misterioz do të bëhet pjesë e lojës së "Big Brother Vip" e cila ka arritur tashmë kulmin me skualifikimin e papritur të akores, Egla Ceno, mesditën e sotme. Në "Fan Club" ai është shfaqur me një maskë duke mos dashur të prezantojë veten për ta lënë surprizë në spektaklin e ardhshëm. Mënyra se si ai flet, duket se ka shumë besim tek vetja dhe i konsideron banorët e tjerë lojtarë shumë të dobët.

I pyetur se kujt do ia japë dorën të parit kur të hyjë brenda në shtëpi, ai shprehet se nuk e ka vendosur, do shohë se si do e presin.

Pjesë nga bisedat në "Fan Club":

Ronaldo: “Nga stili i veshjes më duket si Spartak Ngela dhe mund të jetë ai sepse në një intervistë në Top Neës ka shprehur një dashuri të madhe për Riken”.

Madje moderatori i ngacmoi më tej duke shprehur “të të bëj një pyetje me kastravec, me spec”?

Personazhi misterioz i cili do i bashkohet shumë shpejt “BBV3”, u shpreh: "Këto fjalët me k mos i mbaj në gojë".

Ronaldo: “Mua më pëlqen shumë k. Sa bukur e nisi me këto himofobizma, shpresoj të përjashtohesh njësoj si Egla”.

Një zarf i zi që mbërriti mesditën e sotme në shtëpinë e "Big Brother Vip", njoftoi skualifikimin e menjëhershëm të aktores Egla Ceno nga loja, pas incidentit që ndodhi në përfundim të "Prime-t" të djeshëm, ku i hodhi Meritonit gotën e shampanjës në kokë./ZËRI

Poll

MOS HUMB