Qytetërim

Protezat e dhëmbëve të Churchill dalin në ankand me një çmim të 'frikshëm'! 'Misioni' i fshehtë' i tyre

Pasi kishte humbur disa dhëmbë kur ishte ende në të 20-at, Churchill mbante gjithmonë dy grupe protezash.

E.K
Protezat e dhëmbëve të Churchill dalin në ankand me një
Winston Churchill

BRITANI- Protezat e shëmbëve të Winston Churchill pritet të arrijnë vlerën e 8,000 paundëve kur të dalin në ankand në Angli muajin e ardhshëm. Churchill, kryeministri i Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kishte disa grupe protezash të sipërme të bëra posaçërisht për të mbuluar belbëzimin e tij dhe të montuara në mastikë ari, sipas Cotswold Auction Company, e cila po organizon shitjen më 6 shkurt.

Pasi kishte humbur disa dhëmbë kur ishte ende në të 20-at, Churchill mbante gjithmonë dy grupe protezash. Protezat ndoshta janë bërë në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, tha shtëpia e ankandeve dhe "duhet të jetë një nga artikujt më të pazakontë që kemi shitur ndonjëherë", shtoi drejtoresha Liz Poole.

Të projektuar nga dentisti i Churchillit, Wilfred Fish, dhe të bëra nga tekniku Derek Cudlip, ky grup u hodh në shitje për herë të parë nga djali i Cudlip, Nigel, në vitin 2010, kur arriti në 15,200 £.

Një protezë besohet se është varrosur me vetë Churchillin dhe një tjetër është ekspozuar në Muzeun Hunterian në Kolegjin Mbretëror të Kirurgëve në Londër.

Në ankand do të shiten edhe relikeve të tjera të Luftës së Dytë Botërore. Mikrofoni me të cilin Churchill thuhet se ka mbajtur një fjalim për Ditën e Fitores më 8 maj 1945 pritet të kushtojë deri në 8,000 £, ndërsa një libër autograf i vitit 1941 i mbushur me 107 nënshkrime të pilotëve të RAF, shumë prej të cilëve luftuan në Betejën e Britanisë, mund të shitet për 20,000 £./ZËRI

Poll

MOS HUMB