Qytetërim

Pse nuk fliste Brad Pitt me vjehrrin e tij?

Ata u panë të ndarë gjatë pjesës më të madhe të ngjarjes, duke biseduar me të tjerët. 

f.t
Pse nuk fliste Brad Pitt me vjehrrin e tij?
Brad Pitt, Angelina Jolie dhe Jon Voight

SHBA- Raporti mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie duket se nuk është përmirësuar, pasi e vetmja gjë që i bashkon tani janë gjykatat dhe kujdestaria e fëmijëve. Si duket marrëdhënia nuk është e mirë jo vetëm me aktoren, por dhe familjarët e saj. 

'Dayli Mail' shkruan se aktori ishte në të njëjtin vend me babain, Jon Voight , dhe vëllain e ish-gruas së tij, por ata nuk kishin asnjë kontakt. Sipas një dëshmitari okular Pitt shkoi me partneren e tij, Ines de Ramon, në hapjen e Galerisë Gagosian në Beverly Hills, ku u përball edhe me familjarët e ish-gruas së tij Angelina Jolie.

"Shumë njerëz vunë re se sa e sikletshme ishte që Brad ishte në të njëjtën dhomë me familjen e Angelina,"-tha dëshmitari. 

Së bashku me partneren e tij de Ramone, Brad Pitt thuhet se njohu babanë e Jolie, Jon Voight, dhe vëllain e saj, James Haven. Dëshmitari okular raportoi se James e njohu aktorin, por ata nuk folën fare me njëri-tjetrin. Ata u panë të ndarë gjatë pjesës më të madhe të ngjarjes, duke biseduar me të tjerët. 

Gjithçka tregon se ky takim e ka zënë në befasi Brad Pitt, pasi ndoshta nuk e dinte që aty do të gjente familjen e Jolie./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB