
TBILISI- Tirana do duhet të luajë pa mbrojtësin Qëndrim Ismajli. Futbollisti i afruar gjatë merkatos së verës tek bardheblutë e ka të pamundur që të udhëtojë drejt Gjerogjisë për ndeshjen e parë që kryeqytetasit kanë me Torpedo Kutaisi. Shkak është bërë vendi i tij i lindjes, Kosova. Për shkak se Gjerogjia nuk e njeh Kosovën dhe duke qenë se Ismajli ka vetëm një pasaportë nuk është lejuar që të udhëtojë drejt vendit ku do të luhet ndeshja.
Kështu që në këto rrethana trajneri Bledi Shkëmbi do të ketë një lojtar më pak për ndeshjen e parë kundër Torpedo Kutaisi. Tirana e luan të enjten ndeshjen e saj të parë në Conference League në orën 19:00 në Kutaisi, ndërsa sfida e kthimit do të luhet pas një jave, por mbetet për t’u caktuar se ku do të zhvillohet takimi.
Kjo pasi stadiumi "Air Albania" ka fushën e dëmtuar për shkak të dy koncerteve që janë zhvilluar brenda fushës së blertë, ndërsa "Selman Stërmasi" është prej kohësh jo funksional dhe është vënë në dispozicion të tifozëve për të ndjekur ndeshjet e "Euro2024". Një opsion që po shikohet është stadiumi "Loro Boriçi" në Shkodër, por ende nuk ka asnjë definitive./ZËRI