
Tifozat e Ronaldos
IRAN- Qindra tifozë rrethuan sot një hotel në Teheran, me shpresën për të parë yllin portugez të futbollit Cristiano Ronaldo, i cili mbërriti me skuadrën e tij Al-Nasr që do përballet me Persepolisin.
Tifozët, duke thirrur “Ronaldo”, në një moment kanë arritur të kalojnë Policinë dhe u mblodhën para hotelit.
Al-Nasr, nesër do të luajë kundër Persepolis në Teheran në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të Azisë. Ndeshjet mes klubeve saudite dhe iraniane në fushën vendase janë bërë të mundura nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve./Zëri.ai
Poll