Qytetërim

Raporti me Heidin, Elgit Doda paralajmëron Romeon: Do ta kuptosh me kalimin e kohës

Romeo është përpjekur t’i imponojë Heidit, mënyrën e tij se si ai e sheh raportin me familjen

E.K
Raporti me Heidin, Elgit Doda paralajmëron Romeon: Do ta kuptosh me kalimin
Romeo dhe Elgiti

TIRANË- Marrëdhënia mes Romeos dhe Heidit në shtëpinë e Big Brother, ka shpesh ulje dhe ngritje, edhe për shkak të botëkuptimeve të ndryshme që ata kanë, dhe mënyrës se si janë rritur.

Elgit Doda, shoku i ngushtë i Romeo Veshajt, i cili ka qenë dëshmitar në ‘dasmën’ e tij me Heidin, ka bërë një reagim për situatën në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e djeshme nuk ka nguruar të japë mendimin e tij për çiftin Heidi-Romeo, duke paralajmëruar këtë të fundit.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’ këshillon me shaka Romeon se për disa gjëra është e pamundur t’ia ndryshosh mendjen vajzave.

“Do ndryshosh, Romeo, do ndryshosh. Do e kuptosh me kalimin e kohës. Kokëfortë kemi qenë të gjithë në fillim”, - shkruan Elgiti në postimin e tij në rrjetet sociale.

Raporti me Heidin, Elgit Doda paralajmëron Romeon: Do ta kuptosh me kalimin
postimi i elgitit
Poll

MOS HUMB