
TIRANË- Nedim Bjarami, mesfushori kuqezi, hyri në histori një natë më parë në ndeshjen me Italinë pasi realizoi një gol në sekondat e para të ndeshjes, duke u bërë dhe goli më i shpejtë në historinë e Kampionatit Europian. Në një intervistë për UEFA-n, Bajrami tha se kjo ishte ëndrra e tij më e madhe që në moshë të vogël, ku ëndërronte të bëhej futbollist.
Nedim Bajrami: Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Europianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë./ZËRI