Qytetërim

Rebelimi kundër Peppa Pig, prindërit kundër mesazheve që përcjell seriali

Seriali i famshëm i animuar po përballet me kritika.

k.m.
Rebelimi kundër Peppa Pig, prindërit kundër mesazheve që
Peppa Pig

BRITANI E MADHE- Filmi vizatimor anglez "Peppa Pig" tani po përballet me një valë kritikash për sjelljen inkurajuese që konsiderohet e vrazhdë tek të vegjlit. Sipas artikullit të Chavie Lieber në "The Wall Street Journal", prindërit e shqetësuar po vënë në dyshim ndikimin e shfaqjes në edukimin e fëmijëve të tyre, duke e quajtur protagonistin, Peppa, një "ndikim të keq".

Peppa Pig, me karizmën e saj të padiskutueshme dhe aventurat në dukje të pafajshme, tashmë është në syrin e uraganit për promovimin e qëndrimeve që shumë prindër i konsiderojnë të papërshtatshme për zhvillimin e të vegjëlve. Armita Asgari, 41 vjeç, vuri re ndryshime në sjelljen e djalit të saj 5-vjeçar Luca, kur ai filloi të refuzonte ushqimin me një “Yuck! Bruto!" (“Ew! E keqe!”) ose për të deklaruar fundin e miqësive me një “Ti nuk je më miku im!”.

Por ajo që me të vërtetë ndezi këmbanat e alarmit ishte një koment i pavëmendshëm për një fqinj, duke demonstruar ndikimin e dukshëm të Peppës në mënyrën sesi e shikon botën. A mund të jetë derrkuci vërtet një burim sjelljesh të këqija kur në fakt është krijuar për argëtimin e fëmijëve?

Kayla Tychsen , një trajnere prindërore 33-vjeçare, kritikon padurimin dhe vrazhdësinë e Peppës, duke treguar se si këto qëndrime paraqiten pa pasoja apo qortime brenda serialit. Përfaqësime të tilla ngrenë shqetësime për llojin e sjelljes që po normalizohet tek më të vegjlit, veçanërisht në një kontekst ku kërkohet të promovohen teknikat e prindërimit të bazuara në respektin dhe ndjeshmërinë reciproke.

Ndoshta problemi është se, ndërkohë që Peppa përballet me realitetin me çiltërsi, kjo qasje e pafiltruar ndaj jetës së përditshme mund të interpretohet ndryshe nga audienca.

Esra Cafer, nënkryetare e "Hasbro" (gjiganti amerikan i lodrave që zotëron të drejtat e Peppa-s", në deklaratat e saj për WSJ, mbron derrin si një personazh autentik, mënyra e të vepruarit të të cilit përfaqëson një reagim të natyrshëm dhe të ndershëm ndaj botës. Megjithatë, ky justifikim bie ndesh me perceptimin e atyre që e shohin atë si një model të keq për fëmijët.

Në epiqendrën e polemikave është trajtimi që i bëhet Daddy Pig, i cili është shpesh në shënjestër e talljeve dhe komenteve nënçmuese, veçanërisht për përmasat e tij. Kjo lloj dinamike familjare shkakton pikëpyetje rreth roleve të prindërve dhe stereotipeve brenda bërthamës familjare./ZËRI

Poll

MOS HUMB