
TIRANE- Një tjetër debat përfshin në studio televizive drejtorin e Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela dhe opinionistin Arjan Curri. Mes të tjerave, Curri i rikujtoi Lelës incidentin me Fitim Zekthin në një tjetër studio ku Lela tentoi ti hidhte shishen e ujit në mes të debatit për integritetin e opozitës.
Pjesë nga replikat:
Alfred Lela: I bëra parapritë mos të ma përdorin prapë.
Arjan Curri: Mbarove të qesh pak
Alfred Lela: Ti mos qesh, ti dhe mund të qash, ose rri neutral. Mund të rrish neutral.
Arjan Curri: Me ty nuk qesh dot se ti të hedh shishen.
Arjan Curri: Kemi një regjim paralel në rrugë. Një regjim luksi, një regjim arrogant që rri në rrugë. Unë nuk jam kundër protestës. Doja të kishim protestë para kryeministrisë.
Alfred Lela: Regjim me krerë në burg më duket pak e ...
Arjan Curri: Kemi dy regjime. Një regjim nga që përfaqësohet nga ti dhe të tjerë që nuk të lë më as të flasësh. Nuk e kam me ty, se ti ke jo vetëm fjalë por dhe gjeste.
Alfred Lela: Kemi ardhur për të folur për një gjë tjetër.
Arjan Curri: Po thoja një ditë, imagjino të marrin këta pushtetin, këta nuk të lenë të flasësh. Pra ky është perceptimi im, nuk duhet ti vendosni njerëzit midis dy regjimeve, një në rrugë dhe në studio, arrogancë e jashtëzakonshme e opozitës. Nuk duhet ta keni inatin me gazetarët dhe opinionistët. Nuk mund ti bllokosh rrugën tjetrit se u arrestua Ilir Meta. /ZËRI