
SHBA- Ylli i pop-it Rihanna është duke shijuar kohë më familjen e saj teksa ende nuk ka njoftuar për ndonjë projekt të ri muzikor dhe fansave u ka munguar. Këta të fundit kanë ngritur supozime se këngëtarja mund të jetë në pritje të një fëmije të tretë me të dashurin e saj Asap Rocky. Ata tashmë janë prindër të dy fëmijëve, RZA dhe Riot që erdhën në jetë në 2022 dhe 2023.
Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate, vendi ku zgjodhën të festonin 36 vjetorin e yllit. Në fotot që po qarkullojnë në rrjet Rihanna duket ndryshe.
Nëna e dy fëmijëve kishte veshur diçka të lirshme që mbulohej nga një xhaketë gri që mblidhej në pjesën e mesit dhe dukej sikur po përpiqej të largonte vëmendjen nga barku i saj.


Pamjet kanë ndezur thashethemet në rrjet se Rihanna mund të jetë sërish shtatzënë./ ZËRI