
TIRANË- Rike Roçi i ka habitur banorët me deklaratën e saj në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Rike ndonëse me shaka në një bisedë me banorët deklaroi se mund të bëhej çift edhe me një vajzë brenda shtëpisë, pasi Dea tha se publiku pëlqen çiftet.
Deklarata u prit me të qeshur nga banoret e tjera, Vesa, Arta dhe Dea, të cilët treguan se janë pëlqyer nga një gjini e njëjtë. Fatjoni e pyeti se për cilën vajzë ka simpati ndërsa me shaka, Arta tha se për Riken e kishte bërë një përjashtim.
Pjesë nga biseda:
Arta: E kam kuptuar që gjuha jote e dashurisë është përqafimi.
Rikja: Kjo mund t keqkuptohet jashtë, kjo përqafon të gjithë.
Dea: Njerëzit vdesin të shikojnë të shohin çifte në ekran.
Rikja: Unë mund të bëhem çift edhe më një gocë, se të gjithë mendojnë meshkuj meshkuj..
Heidi: Ai u mërzi o zemra se ka një shans më pak (për Fatjonin).
Fatjoni: O Rike, kë ke qejf nga gocat, kush të përshtatet?
Dea: Rikja do ndonjë gocë trime fare.
Vesa: Edhe mua më ka ndodhur me më dasht dy gjinitë.
Fatjon: Të gjithëve i ka ndodhur.
Vesa: Më kanë thënë duhet të jesh shumë femër e fortë me të dasht dy gjinitë.
Arta: Për Riken unë e bëj një përjashtim.