Qytetërim

Rike Roçi flet për Fatjonin: Ishte i vetmi opsion për mua!

Rikja tha se Fatjoni nuk e ka numrin e saj, por shtoi se ai ishte i vetmi person me të cilin mund të krijonte aleancë ose grup në lojë.

F.m
Rike Roçi flet për Fatjonin: Ishte i vetmi opsion për mua!
Fatjon Kuqari dhe Rike Roçi

TIRANË- Rike Roçi ishte banorja që la shtëpinë më të famshme në Shqipëri një natë më parë. Ajo dioli nga “Big Brother VIP 3” dhe sot, e ftuar në “Fun Club” rrëfeu detaje nga eksperienca që kaloi.

Rike Roçi u përball dhe me pyetjet e opinionistëve, Ronaldo Sharka dhe Ina Kollçaku, të cilët i përmendën dhe Fatjon Kuqarin. E pyetur nëse kanë folur pas daljes nga shtëpia, Rikja tha se Fatjoni nuk e ka numrin e saj, por shtoi se ai ishte i vetmi person me të cilin mund të krijonte aleancë ose grup në lojë.

Pjesë nga intervista:

Rike Roçi: Fatkeqësisht, Fatjoni la lojën. Unë do isha grup me Fatjonin.

Ina Kollçaku: Do ishte Fatjoni në grupin tënd apo do ishe ti në grupin e Fatjonit?

Rike Roçi: Ne do ishim “Tavola a rotondo” (tavolina rrumbullake)

Ina Kollçaku: Epo ti e di që ajo nuk ekziston.

Rike Roçi: Ekziston, jo s’ka lidhje ne do të ishim grup.

Ina Kollçaku: A të ka shkruar Fatjoni tani që dole?

Rike Roçi: Jo, sepse nuk e ka numrin tim.

Ina Kollçaku: I bëjmë thirrje Fatjonit. Do ta jap unë pastaj.

 

Poll

MOS HUMB