Qytetërim

Rita Ora sëmuret, anulon koncertin në Hungari!

Ora këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një 'InstaStory', duke thënë se i duhet të ndjek udhëzimet e mjekut.

f.t
Rita Ora sëmuret, anulon koncertin në Hungari!
Rita Ora

HUNGARI- Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora ka anuluar koncertin e saj në Hungari vetëm disa orë para se të ngjitej në skenë, pasi ka kaluar natën në një spital të Budapestit. Ora këtë e ka bërë të ditur vetë përmes një 'InstaStory', duke thënë se i duhet të ndjek udhëzimet e mjekut.

"Sinqerisht, ju kërkoj shumë falje për këtë zhvillim të papritur, por fatkeqësisht nuk mund të dal sot në skenën e “Campus Festival”. E kam kaluar natën në spitalin e Budapestit, ndaj më duhet të pushoj dhe të ndjek këshillat e mjekëve. Më vjen shumë keq për fansat e mi që do të jenë atje dhe jam shumë mirënjohëse për mirëkuptimin,” shkroi ajo në Instastory.

Rita Ora sëmuret, anulon koncertin në Hungari!
POSTIMI

Prej disa kohësh Rita ka qenë e angazhuar në një tur koncertesh nëpër Europë, ku protagonizmi i saj i fundit ishte në festivalin “As young as vilnus” në Lituani./ZËRI

Poll

MOS HUMB