
TIRANË-Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3. Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla ajo që zgjodhi Romeon dhe Heidin t’i dërgonte në një televotim se kush do zgjidhje finalist, mirëpo banorët dinin të kundërtën. Banorëve iu komunikua sikur Romeo do të linte shtëpinë dhe Heidi nuk e priti aspak mirë. Përveç të qarave, ajo iu kthye Eglës, “je njeriu më i keq”.
“Të pash me lot në sy do vij nga qielli”-ishte porosia që Romeo i la Heidit para se të dilte nga shtëpia, megjithëse kjo nuk e qetësoi banoren.
Pas rikthimit në shtëpi aktori ka ndarë emocionin me Heidin, ku në një moment shprehet se gjatë gjithë javës “kanë tallur b*thën me ne”.
Pjesë nga diskutimi:
Romeo: O shpirti, o ca jave leshi, kanë tallur b*thën me ne, kanë tallur b*thën me nervat tona.
Heidi: Nuk e shoh dot në sy Eglën, nuk kam faj që skam dyshuar
Romeo: Po pse kush ka faj? Egla me mua është kapur pse më zgjodhe të tretin
Heidi: Ishim në një moment…
Romeo: O zemra nuk e ke idenë ça emocioni, ça shoku! Siç isha kështu të shikoja ty që qaje, më vinte plasja. Nuk dija ku të përplasesha. Gjatë javës me kapte kjo ndjesia, sa nice kjo gjeja, pse ta humbasim. Kur të pashë ty po qaje, me vinte plasja. Po thoja ku do ta le këtu në sy të ujqërve. Po ikja rrugës, po më ndiqnin me kamera, shikoja një murr rrugës, kë të qëlloja këtë këtej apo këtej. Ledjoni më tha për biletën e kthimit. Nuk e kam i thashë, pastaj më tha je finalisti.
Heidi ndërkohë do të jetë banorja që do të jetë në televotim deri në fund të këtij edicioni./ZËRI