Qytetërim

Roza Lati tregon pse e hapi zemrën në BBVIP: Doja të njihnin shpirtin tim të vrarë

Moderatorja u shpreh se në këtë mënyrë, njerëzit e kanë njohur më në detaj, ashtu siç ishte ajo vërtetë.

F.m
Roza Lati tregon pse e hapi zemrën në BBVIP: Doja të njihnin
Roza Lati

TIRANË- Roza Lati ka rrëfyer detaje nga rrugëtimi i saj në Big Brother VIP 3. E pranishme në ‘Fun Club’, Roza tregoi arsyen që e shtyu të hapte zemrën dhe të tregonte të gjitha detaje nga jeta e saj personale. Përfshirë këtu edhe faktin që kishte abortuar një fëmijë. Moderatorja u shpreh se në këtë mënyrë, njerëzit e kanë njohur më në detaj, ashtu siç ishte ajo vërtetë.

“Unë nuk doja të isha Roza ngacmuesja, doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje. Thjesht kam dashur që të më njohin zemrën, të më njohin si jam unë Roza e vërtetë, siç më njohin miqtë e mi të jashtëm. Të jesh vajzë ekrani mbi të gjitha karakter rebel si puna ime, na kanë përndjekur paragjykimet pa na njohur mirë. Aq sa më kanë drejtë që moderatorja që flet troç, moderatorja rebele aq më kanë gjykuar edhe për gocë arrogante, menefregiste ndërkohë që unë kam një shpirt shumë të butë dhe jam shumë e dashur. Jam e ndjeshme dhe e ndërgjegjshme, jam vajzë që mbaj përgjegjësi për gjerat e mia. Doja të më njihnin anën tjetër. Më erdhi ftesa për Big Brother në vitin tim të zi dhe doja të njihnin këtë shpirtin tim të vrarë dhe vajzat që janë ndodhur në pozicionin tim, të gjenin forcë nëpërmjet meje,”- tha Roza Lati.

 

Poll

MOS HUMB