Qytetërim

“Rraha një djalë... e bëra të vdekur”, Ronela Hajati tregon incidentin: Më shtyu

Ronela Hajati tregoi se një djalë, i cili ishte i dehur e shtyu, e si pasojë ajo dhe miqtë e saj u lënduan.

I.F
“Rraha një djalë... e bëra të vdekur”, Ronela
Ronela Hajati

TIRANË- Ronela Hajati tregoi për një incident që i ka ndodhur në të shkuarën, prej të cilit ishte përfshirë edhe në një përplasje fizike. Në një intervistë të dhënë në “Pushime on Top”, Ronela tregoi se një djalë, i cili ishte i dehur e shtyu, e si pasojë ajo dhe miqtë e saj u lënduan.

Kështu që tregoi se në nerva e sipër ishte përfshirë në një konflikt fizik me të, por sigurisht që me tone ironie e ekzagjeroi rezultatin e sherrit.

“Nuk jam impulsive, jam njeri që i dua gjerat drejt e drejt, nuk më pëlqen kur më provokojnë shumë, por mundohem të jem sa më e arsyeshme. Por nëse rastis që të bëhem me nerva që është një gjë shumë e rrallë, i kam nervat të llahtarshme, por më ndodh shumë rrallë. Kam rrahur një çun në nerva e sipër, e kam bërë të vdekur. Ai na shtyu, ishim në një vend, më shtyu më bëri cope. Kishte pirë, kushedi, na shtyu, ne ishim shumë njerëz. U vramë. Unë isha veshur si zonjë, u ktheva dhe e harrova zonjëllikun,”- tregoi Ronela./ZËRI

Poll

MOS HUMB